Ekonomi

Pandemia e COVID-19 ‘godet’ ekonominë! SONDAZHI në Dosja.al, 58.6% e shqiptarëve nuk bënë pushime këtë verë

31 Gusht 2020, 07:18 Nga DOSJA
Pandemia e COVID-19 ‘godet’ ekonominë! SONDAZHI në

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një “rrëmujë” të madhe në ekonominë e çdo shteti, dhe po ashtu të vendit tonë. Qytetarët u izoluan për disa muaj për shkak të pandemisë duke punuar nga shtëpia, ndërsa mijëra të tjerë humbën vendin e tyre të punës.

Duke marrë parasysh situatën ekonomike, Dosja.al zhvilloi një sondazh në faqen e saj kryesore, ku edhe pyeste lexuesit e saj nëse kishin zhvilluar pushime këtë verë, dhe nëse po, ku?

Më shumë se gjysma, ose saktësisht 58.6% e shqiptarëve nuk ka bërë pushime këtë verë për shkak të situatës së vështirë financiare. Megjithatë pjesë tjetër ka gjetur kohën dhe mundësinë për t’u relaksuar. 29.7% e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur jugun e vendit për t’u relaksuar, ndërsa vetëm 7% kanë zgjedhur të pushojnë në Veri.

Megjithatë 4.7% kanë dalë jashtë vendit, duke u shprehur se nuk kanë pasur problem as nga autoritetet pasi kanë qënë të pajisur me dokumente të huaja.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale pushimet e veres pushimet e veres

Sondazh

Poll