Art&Argëtim

Bella Hadid shkëlqeu në tapetin e kuq të VMA 2020, modelja me famë botërore ia besoi veshjen e saj stilistes shqiptare, ja

1 Shtator 2020, 06:42 Nga DOSJA
Bella Hadid shkëlqeu në tapetin e kuq të VMA 2020, modelja me

New York– Bella Hadid ishte një ndër personazhet që mori pjesë në ceremoninë VMA 2020. Përvecc faktit që u bë lajm në mediat botërore se ajo rastisi me ish partnern e saj, reperin The Weeknd në prapaskenë, diçka tjetër ra në sy: veshja e saj.

Në këtë event, Bella u stilua nga Carlos Nazario, ndërkohë që veshja u realizua nga Nensi Dojaka, një dizajnere e talentuar shqiptare, nga Tirana, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.

“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMAs me një veshje nga koleksioni Vjeshtë-Dimër 2020 i shfaqur në Fashion East.” – shkruan Nensi në Instagram.

 

 

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka) on

Në një intervistë për Forbes, Nensi thotë se “kujtimi i parë i modës është një fustan Miu Miu, të cilin ia bënë dhuratë për 16-vjetorin”. Përsa i përket dizajnerët që e kanë frymëzuar, Dojaka përmend Helmut Lang, Ann Demeulemeester, Alessandro Dell’acqua. “Më pëlqejnë elementët e vargjeve poetike. Është vërtet frymëzuese për mua,” shtoi ajo për Forbes.

Ky është një tjetër rast se shqiptarët po arrijnë të korrin sukses në fusha të ndryshme duke përfaqësuar kështu denjësisht vendin e tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bella hadid dizajnere shqiptare nensi dojaka bella hadid dizajnere shqiptare nensi dojaka

Sondazh

Poll