Ekonomi

Tetë apo pesë? Gafë me listën e notave te Fakulteti i Ekonomisë, studenti: Në vend që të më jepnin një tjetër të sak

28 Gusht 2020, 15:37 Nga DOSJA
Tetë apo pesë? Gafë me listën e notave te Fakulteti i

Një listë notash e marrë në Fakultetin e Ekonomisë rezulton tërësisht e pavlefshme. Siç mund ta shihni në këto dy fotografi, të dërguara te “Ti Raporton”, në mesin e notave përkatëse shprehur me vlerë numerike, por shoqëruar në kllapa edhe me fjalë përsëritet i njëjti gabim.

Numri është pesë. por në kllapa shënohet tetë.

“Janë të pavlefshme sepse në krah të pesave shkruhet tetë. E çova dhe përgjigjja që më dhanë është që sekretarja ishte sëmurë dhe nuk e dinin ato sekretaret që ishin atje se kur do vinte ajo që e kishte bërë. Pra në vend që të më jepnin një tjetër të saktë, më dhanë këtë përgjigje. Kushtet në të cilat të presin janë mesjetare. Dua thjesht të ngrihet si problem, sepse në qoftë se qëndrojmë indiferentë ndaj probleme të vogla nuk do i zgjidhim kurrë të mëdhatë. Pesë ka marrë në të vërtetë, teta është gabim”, shkruhet në numrin e “Ti Raporton”.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale faktulteti i ekonomise gabimi me notat faktulteti i ekonomise gabimi me notat

Sondazh

Poll