Art&Argëtim

Ish-ministri ‘kapet’ nga paparazzi me biçikletë/ Damian Gjiknuri mërzitet nga makinat dhe truprojat, merr biçikl

30 Gusht 2020, 16:44 Nga DOSJA
Ish-ministri ‘kapet’ nga paparazzi me biçikletë/ Damian

Nuk është më lajm fakti që politikanët shqiparë janë të dashuruar pas luksit. Në fotot që sjell çdo javë paparazzi ynë nga Parlamenti dhe jo vetëm, ne shohim deputetë dhe ministra teksa vijnë në punë me veshje dhe makina super të shtrenjta.

Një prej atyre, që duket se nuk ia kursen vetes gjërat e shtrenjta, është edhe ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Qoftë me veshje formale, por edhe casual, Gjiknuri është gjithnjë i veshur me rroba të shtrenjta që bien në sy.

Gjithashtu, këpucët janë një detaj, të cilin me sa duket Gjiknuri e ka pikën e tij të fortë në veshje. Dhe kur vjen puna te makina, edhe ajo është gjithmonë tip i fundit.

Por kësaj here diçka ka ndryshuar. Paparazzi ynë e fotografoi Gjiknurin nëpër rrugët e Tiranës duke lëvizur me biçikletë. Një pamje e zakonshme për Ylli Manjanin, por kurresi për Damianin.

Aq shumë janë habitur njerëzit që e kanë parë në biçikletë, sa kanë filluar t’i bëjnë edhe foto.

Marrë nga Panoramaplus.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Gusht 2020, 10:13

SHQIPËRI- Fifi ka folur së fundmi hapur për jetën e saj personale. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se prej shumë kohësh është një per...