Art&Argëtim

30 Gusht 2020, 10:13 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Fifi ka folur së fundmi hapur për jetën e saj personale. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se prej shumë kohësh është një person në zemrën e saj. “Kam kohë që jam e dashuruar”, u është përgjigjur ajo fansave.

Megjithatë, këngëtarja ka vendosur që të mos ia tregojë emrin derisa djali që i ka rrëmbyer zemrën t’i vendosë unazën në gisht.

“Derisa të kem unazën në gisht, jo,”,  është shprehur Fifi në një mini-intervistë që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.  Kjo nënkupton se këngëtarja mund të jetë në një fazë ribashkimi me djalin që dashuron, pasi më parë është shprehur  se “dashuria e saj është e pamundur”. Dyshohet se djali që i ka rrëmbyer zemrën është Xhuljo Tabaku, një i ri që jeton në Gjermani.

Ndërkohë këngëtarja kohët e fundit ka humbur shumë peshë. Nuk munguan edhe komentet në rrjet,kur u kritikua për rënien në peshë për një kohë kaq të shkurtër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fifi këngëtarja fifi fifi këngëtarja fifi

Sondazh

Poll