Art&Argëtim

Protagoniste në filmin me serial killer, Klaudia Pepa merr pjesë në projektin italian, historia me psikopatin që vret duke p

17 Gusht 2020, 17:00 Nga DOSJA
Protagoniste në filmin me serial killer, Klaudia Pepa merr pjesë

ITALI– Klaudia Pepa është një balerinë mjaft e njohur në shtetin italian dhe fusha që i kishte mbetur pa provuar, të cilën e ka me shumë pasion, është aktrimi. Këtë fushë Klaudia do e provojë shumë shpejt.

Nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, balerina na ka treguar se ëndrrat do i bëhen realitet pasi do të jetë aktore protagoniste në një film italian.

Bëhet fjalë për filmin thriller “Reverse” i cili do të nisë xhirimet sot në Abruzzo të Italisë e do të jetë në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë, në periudhë pandemie.

Filmi flet për një vrasës serial që përdor gjithnjë një thikë blu. Pasi kapet, ai refuzon të rrëfehet derisa takohet me një inspektor policie, investigimet e të cilit nxjerrin çdo gjë në dritë.

Klaudia do të jetë protagoniste në krahë të Beppe Convertini.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz film italian klaudia pepa film italian klaudia pepa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Gusht 2020, 16:25

KORFUZ– Tashmë që puna është ndërprerë për shkak të koronavirusit, modelja Oriola Marashi po shijon pushimet e verës në maksimum.Momentalisht Oriola ndodh...