Art&Argëtim

Shtëpia madhështore e Princ Harry dhe Meghan Markle në Kaliforni! Të rrethuar me fqinjë VIP, kush ishte ai që i ndihmoi ta

13 Gusht 2020, 14:20 Nga DOSJA
Shtëpia madhështore e Princ Harry dhe Meghan Markle në Kaliforni!

SHBA– Meghan Markle dhe Princ Harry janë zhvendosur nga Los Anxhelos për të jetuar në Santa Barbara, në Kaliforni, duke bërë që kjo të jetë shtëpia e katërt në të cilën lëvizin brenda një viti. Ky mund të jetë destinacioni i fundit për princin dhe bashkëshorten e tij.

E njohur si “Riviera e Amerikës”, Santa Barbara ka aeroportin e vet, një klub Polo, një bibliotekë, 14 tualete, kopshte me trëndafila dhe shatërvanë. Ekziston edhe një teatër në natyrë dhe një liqen artificial ku mund të peshkohet.

Një burim pranë çiftit thotë se ata po synojnë të qëndrojnë përgjithmonë në këtë shtëpi dhe në komunitetin e qetë, aty ku ka një intimitet të konsiderueshëm.

Për blerjen e shtëpisë, për të cilën thuhet se Harry dhe Meghan kanë paguar 14.7 milionë $ në Santa Barbara, ka ndihmuar babai i Harry-t, Princi Charles.

Ata do të jenë të rrethuar mes fqinjëve VIP, si Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, Natalie Portman, Misha Nonoo, Ellen Degeneres e shumë të tjerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princ harry shtëpi meghan markle princ harry shtëpi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Gusht 2020, 06:20

Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

TIRANË– Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e P...