Art&Argëtim

U përfol gjatë në media/ Xhemi Shehu nuk duron dot më, konfirmon largimin nga ‘Portokalli’

13 Gusht 2020, 13:57 Nga DOSJA
U përfol gjatë në media/ Xhemi Shehu nuk duron dot më,

TIRANE– U bë kohë që në media qarkullon lajmi se moderatorja Xhemi Shehu është larguar nga programi i humorit Portokalli, të cilin e ka drejtuar prej shumë vitesh. Madje u tha se ajo kishte dorëzuar dorëheqjen e saj në ambientet e Top Channel por asgjë nuk u konfirmua nga vetë moderatorja.
Deri më sot…

Ditën e sotme Xhemi e ka konfirmuar vetë këtë lajm duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale. Ishte Arbana ajo që postoi një foto me Xhemin ku shkruante: “Mëngjese të bukura me zemrën”. Dhe në sy ra një koment që e pyeste Xhemin: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje, duke e lënë pezull të ardhmen e saj në televizion.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz portokalli xhemi shehu portokalli xhemi shehu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Gusht 2020, 06:20

Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

TIRANË– Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e P...