Art&Argëtim

33 vite më vonë, xhirohet sërish filmi i njohur ‘Dirty Dance’

11 Gusht 2020, 07:40 Nga DOSJA
33 vite më vonë, xhirohet sërish filmi i njohur ‘Dirty

TIRANË– I realizuar prej vitit 1987, filmi historik  “Dirty Dancing” që ka mbërthyer para ekranit me mijëra shikues do të rikthet  sërish. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata nostalgjikët që u  ‘dashuruan’ pas këtij filmi që i ka rezistuar kohës.

Mediat e huaja kanë shkruar se ky film i cili shënoi një pikë kthese në kinematografinë botërore do të xhirohet sërish,e sigurisht që po pritet me padurim nga njerëzit.

“Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë.”- ka deklaruardrejtori i përgjithshëm i studios, Jon Feltheimer.

Ndërsa aktorja kryesore e filmit, Jennifer Grey e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në kastin e filmit të ri “Dirty Dancing”, ku ajo ka luajtur rolin e Frances Houseman, me nofkën Baby, vajzës që dashurohet me mësuesin e saj të vallëzimit, Johnny Castle (Patrick Sëayze).

Por akoma nuk dihet se cili aktor do të jetë në vend të Sëazye, aktori i cili ndërroi jetë 11 vite më parë në moshën 57-vjeçare për shkak të kancerit në pankreas.

Kujtojmë se 33 vitë më parë filmi origjinal në kohë arriti të fitonte 214 milionë dollarë në arkën globale, ndërsa buxheti i tij si produksion kinematografik ishte vetëm gjashtë milionë dollarë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture dirty dancing dirty dancing

Sondazh

Poll