Ekonomi

Kanceri nuk pyet nëse jeni 3, 30 apo 60 vjeç/ Dashuria e vëllait për motrën emocionon botën, pranon të presë flokët që

9 Gusht 2020, 19:18 Nga DOSJA
Kanceri nuk pyet nëse jeni 3, 30 apo 60 vjeç/ Dashuria e

Dashuria e vëllait për motrën është kaq e madhe sa vetëm Kohen Bowden, ky vogëlush i ëmbël e ka treguar me një gjest shumë emocionues.

Në një kohë që motra e tij Lula, vetëm tre vjeçe është diagnostikuar me Stage 2 Ëilm’s, një kancer i rrallë në veshka, prej muajit mars të këtij viti, edhe familja e dinte që vajzës do t’i binin flokët.

Dhe kështu ndodhi, pasi përfundoi 11 seancat e kimioterapisë, Lulas nisën t’i binin flokët, por teksa ajo mori një pamje tjetër pa flokët e bukura, të bardha, vëllai i saj pranoi të bëhej si e motra, pa flokë.

Kohen, vëllai i madh i Lula-s e lejoi të motrën t’i qethte flokët, pasi kështu ata të dy do të jenë njësoj dhe vogëlushja 3-vjeçare nuk do të ndihet keq.

Fotot e publikuara nga mediat e huaja janë mjaftë emocionouese, ku shihet që një djalë kaq i vogël pranon të presë flokët e tij për të lumtuar të motrën e sëmurë. Sëbashku në familje ndahet gjithçka, jo vetëm lumturia, ditët e bukura e të gëzuara, por edhe dhimbja, siç është ky rasti më unik në familjen Bowden.

Nëna e 3-vjeçares rrëfen momentin kur i ka treguar të bijës se duhet të priste flokët, dhe për habinë e saj, përgjigjja e Lula Beth ishte: “Le ta bëjmë tani!“.

“⁣Luftoni si një fëmijë. Luftoni si lulja ime. Ajo është heroina ime. Ajo ishte e destinuar të luftonte dhe të frymëzonte.”- ka shkruar e ëma e 3-vjeçares në rrjetet sociale.

Burimi: Brigthtside

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale kohen bowden lula kohen bowden lula

Sondazh

Poll