Ekonomi

BERAT/ Të moshuarit surprizojnë punonjësit e qendrës që kujdesen për ta, u dhurojnë buqeta me lule

7 Gusht 2020, 13:06 Nga DOSJA
BERAT/ Të moshuarit surprizojnë punonjësit e qendrës që

BERAT- Në Ditën e Punonjësve të Kujdesit ndaj të Moshuarve, erdhi sot surpriza më e bukur për punonjëset e Qendrës së të Moshuarve “Shtëpia e Përbashkët” në Berat. Të moshuarit kishin menduar që, pikërisht në këtë ditë të veçantë për të gjithë ata që u shërbejnë prej vitesh me ushqim e ilaçe, ti surprizonin me “buqeta me lule”.

Kjo ka ndodhur gjatë orarit të shpërndarjes së vaktit ushqimor të drekës, ku çdo pensionist u dhuroi buqeta me lule punonjëseve të kësaj qendre, duke i falenderuar ato për kujdesin që kanë treguar ndër vite për ta. Vetë të moshuarit shprehën vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë stafin e Qendrës së të Moshuarve, që kujdeset çdo ditë për shëndetin dhe ushqyerjen e tyre sistematike.

Për shkak të gjendje së jashtëzakonshme kaloi vendi jonë si rezultat i pandemisë së koroanvirusi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërmori disa masa, ku një nga këto ishte edhe mos-funksionimi i qendrave sociale, për shkak të grumbullimit. Por kjo nuk i ka penguar punonjëset sociale të Qendrës së të Moshuarve “Shtëpia e Përbashkët” në Berat, që edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë t’ju gjenden në ndihmë çdo ditë të moshuarve, duke u shpërndarë atyre në çdo banesë vaktet ushqimore dhe medikamentet që u nevojiten.

Në Qendrën Sociale të të moshuarve në qytetin e Beratit, janë të akomoduar 60 të moshuar, të cilët, që prej 5-vjetësh kur edhe u hap kjo qendër, ishin të akomoduar aty dhe jo vetëm që u shërbeheshin 3 vaktet e plota ushqimore por edhe trajtoheshin me medikamente e vizita shëndetësore falas nga stafi mjekësor i qendrës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dita e punonjësve të kujdesit ndaj të moshuarve qendra e kujdesit te te moshuarve dita e punonjësve të kujdesit ndaj të moshuarve qendra e kujdesit te te moshuarve

Sondazh

Poll