Bota

10 viktima nga shpërthimi i fuqishëm/ Kryeministri libanez shpall ditën e zisë kombëtare

4 Gusht 2020, 17:50 Nga DOSJA
10 viktima nga shpërthimi i fuqishëm/ Kryeministri libanez shpall

LIBAN–  Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar se nesër do të jetë një Ditë Zie Kombëtare pas këtij shpërthimi tragjik që përfshiu kryeqytetin.

Deri më tani mësohet se janë shënuar 10 viktima, por sipas zyrtarëve vendas mund të ketë një numër shumë të lartë të të vdekurëve, pasi shpërthimi ishte tejet i fuqishëm.

Presidenti Michael Aoun ka thirrur Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për një takim “urgjent” këtë mbrëmje në Pallatin Baabda. Ndërkohë sipas mediave vendase shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

Pasditen e kësaj të marte kryeqyteti i Libanit, Bejruni është tronditur si shkak i një shpërthimi të fuqishëm në depot e portit, ku mendohet se ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh. Pasojat duket se janë të mëdha, por deri më tani janë shënuar 10 viktima dhe nuk është raportuar një numër i saktë i personave të plagosur. Ndërsa nuk është zbuluar akoma shkaku i vërtetë i shpërthimit masiv.  Kryeministri i vendit ka njoftuar se e mërkura do të jetë ditë zie kombëtare për këtë ngjarje tragjike. Dëshmitarët janë shprehur të shokuar për gjithçka panë sot gjatë shpërthimit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll