Bota

OBSH i kërkon Rusisë të ndjekë udhëzimet për vaksinat e koronavirusit

4 Gusht 2020, 17:43 Nga DOSJA
OBSH i kërkon Rusisë të ndjekë udhëzimet për

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga Rusia të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit, pasi shteti njoftoi se do të nisë vaksinimin në muajin tetor.

“Ndonjëherë hulumtuesit individualë thonë se kanë gjetur diçka, që sigurisht se është lajm i mrekullueshëm. Por mes gjetjes apo të pasurit njohuri ose ndoshta të pasurit një vaksinë që funksionon, dhe që ka kaluar në të gjitha fazat, është një dallim i madh. Rusia ka njoftuar se po përgatitet të nisë vaksinimin në masë.-“-është shprehur zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Vaksina ruse nuk është në mesin e listës së OBSH-së prej gjashtë vaksinash që kanë kaluar fazën e tretë të testimit klinik, që nënkupton testime në masë më të madhe.

Burimi:  Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi obsh koronavirusi ne rusi obsh

Sondazh

Poll