Sport

Vllaznia do tifozët në stadium dhe i bën apel FSHF-së: Edhe finalja e mbijetesës duhet…

1 Gusht 2020, 19:49 Nga DOSJA
Vllaznia do tifozët në stadium dhe i bën apel FSHF-së: Edhe

SHKODËR-Vllaznia kërkon të hapë dyert e “Loro Boriçit” për tifozët në “finalen” e mbijetsës me Beslilidhjen. Në fakt, më shumë se një mundësi reale, është një “tërheqje veshi” që klubi shkodran i bën FSHF-së, e cila gjatë kësaj të shtunë i kishte bërë thirrje qeverisë që të shihte mundësinë e lejimit të tifozëve në stadium modern “Air Albania”, në finalen e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta.

Qëndrimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia është njohur përmes medieve, por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit u ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtet finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një “finale” dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. 16 mijë vendet që ka stadiumin “Loro Boriçi” janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit.

Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese!

KF VLLAZNIA”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf shkoder vllaznia fshf shkoder vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2020, 14:04

ITALI-Gjatë intervistës me median “Goal”, Franco Baresi-t iu kërkua të zgjedhë mbrojtësin më të mirë në botë.Një fron, që sipas tij i përket dy lojtarëve si Ser...