Sport

“S’kemi marrë ende një ofertë prej 90 mln €”, presidenti i Napolit: Do ishte e dhimbshme ta humbisnim Kulibaly

1 Gusht 2020, 16:55 Nga DOSJA
“S’kemi marrë ende një ofertë prej 90 mln

ITALI- Kalidou Kulibaly prej kohësh përflitet se mund të largohet nga Napoli. Manchester City, Liverpool dhe Manchester United kanë një interes të shtuar për mbrojtësin dhe largimi i tij pritet të jetë i afërt.

Në një intervistë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është shprehur se do ishte humbje e madhe për skuadrën largimi i tij. Ai gjithashtu tha se çmimi për largimin e tij do të ishte 90 milion euro duke i informuar ekipet e tjera që dëshirojnë kartonin e mbrojtesit se sa duhet të paguajnë.

Do ishte e dhimbshme ta humbisnim Kulibalinë, pasi është një djalë i shkëlqyer. Por gjithmonë vjen një kohë që duhet të lëvizësh. Gjithsesi duhen dy palë për të arritur një marrëveshje.Nuk kemi marrë ende një ofertë prej 90 milionë eurosh”, përfundoi presidenti i Napolit.

Kulibaly u ble nga Napoli në 2014 për 7 milion euro  dhe për 6  vite vlera e këtij lojtari është  13 fishuar duke shkuar kështu në vlerën 90 milion euro për kartonin e tij.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aurelio de laurentiis kalidou kulibaly merkato verore napoli aurelio de laurentiis kalidou kulibaly merkato verore napoli

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2020, 14:04

ITALI-Gjatë intervistës me median “Goal”, Franco Baresi-t iu kërkua të zgjedhë mbrojtësin më të mirë në botë.Një fron, që sipas tij i përket dy lojtarëve si Ser...