Art&Argëtim

Mbyllja e klubeve të natës, Dj Vin Veli: Sjell varfëri dhe çon në depresion shumë këngëtarë

31 Korrik 2020, 19:00 Nga DOSJA
Mbyllja e klubeve të natës, Dj Vin Veli: Sjell varfëri dhe

TIRANE-Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të ngjashme, ka ardhur edhe reagimi i shumë artistëve të cilët performojnë gjatë netëve në ambiente të tilla.

Mes artistëve që janë kundër ndalimit të muzikës është edhe DJ i njohur Vin Veli.

Mëngjesin e sotëm në emisionin, “Ditë e Re” ishte i ftuar Dj i njohur, Vin Veli, i cili ka dhënë mendimin e tij lidhur mbi këtë çështje. Ai u shpreh se nuk ishte vendimi i duhur ky që u morr nga qeveria pasi mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjellë varfëri.

Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”- tha ai.

I pyetur nga moderatorja se cila do të ishte gjëja e duhur në këtë periudhë pandemie, Vin Veli tha se duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin pasi nuk e dimë se dhe sa kohë do të zgjatë kjo situatë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dj lokale mbyllje vin veli dj lokale mbyllje vin veli

Sondazh

Poll