Bota

U prek nga COVID-19, ndërron jetë vëllai i politikanit shqiptar

1 Gusht 2020, 14:17 Nga DOSJA
U prek nga COVID-19, ndërron jetë vëllai i politikanit shqiptar

KOSOVË -Situata në Kosovë me COVID-19 është alarmante, teksa janë rritur viktimat gjatë 24 orëve, ndërsa janë konfirmuar qindra të prekur. Në mesin e viktimave është edhe Adem Latifi, vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajmi është bërë pubik nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë i Nitajt

Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19. Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre! Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime!.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë humbën jetën edhe 10 pacientë të tjerë, ndërsa u konfirmuan 224 raste pozitive. Autoritetet kanë dhënë alarmin, pasi po plotësohen kapacitetet e të shtruarve në spitale.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni politikani shqiptar humb vellain nga covid smajl latifi politikani shqiptar humb vellain nga covid smajl latifi

Sondazh

Poll