Bota

Ndodh “çmenduria”, në Kosovë, i infektuari me Covid-19, ikën nga spitali infektiv për të shkuar në dasmë

31 Korrik 2020, 20:20 Nga DOSJA
Ndodh “çmenduria”, në Kosovë, i infektuari me

KOSOVË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një person i cili ishte i infektuar me koronavirus dhe ishte i shtruar në spitalin Infektiv është larguar nga spitali për të shkuar në dasmë.

Ka qenë analisti Nexhmedin Spahiu i cili në një lidhje me ‘Skype’ në edicionin qendror të Report Tv, ka raportuar rastin ku thotë se nuk dihet se si u ka shpëtuar mjekëve duke shtuar se personi në fjalë ka thyer çdo rregull, e si rezultat ka rrezikuar jetën e dhjetërave personave që ishin në dasmë ose dhe ata që kanë qenë rrugës.

“Janë organizuar çmenduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë”, tha Spahiu për Report Tv

Aktualisht shifrat në Kosovë janë alarmante! Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë me covid-19 e ndërsa janë konfirmuar 226 raste të reja.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove nexhmedin spahiu koronavirusi ne kosove nexhmedin spahiu

Sondazh

Poll