Art&Argëtim

‘Nuk bëra tamponin’, Bledi Strakosha tregon si e mësoi që ishte infektuar me Covid-19, gazetari: Virus tinëzar, me zor a

31 Korrik 2020, 18:01 Nga DOSJA
‘Nuk bëra tamponin’, Bledi Strakosha tregon si e mësoi

TIRANE– Moderatori i njohur, Bledi Strakosha zbuloi tre ditw mw parw përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar me Covid-19. Ai ëse tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka përjetuar simptomat e virusit.

Mirëpo, Strakoshës nuk i është dashur të bëjë tamponin për të mësuar se është me Covid-19.

Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se pasi kishte shfaqur shenjat e para, kishte shkuar menjëherë për kontroll në spital. Gazetari bëri një skaner për mushkëritë dhe aty kishte kuptuar se ishte infektuar me koronavirus.

“ Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim. Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid19 me skaner. Unë nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 123 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit. Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. ”- u shpreh Bledi.

Ai gjithashtu i bëri thirrje të gjithë të rinjve të mbajnë maskë dhe të mos e neglizhojnë perdorimin e saj.

Është e turpshme që të rinjtë nuk përdorin maska përgjithësisht, ndërsa të moshuarit që dalin nga shtëpia për të marrë pensionin ose kanë punë ata vendosin maska. Është e rëndësishme që maskën ta kemi të gjithë. Është një luftë që luftohet vetëm për ata që infektohen, por për t’ia dalë mbanë, për ta mposhtur duhet të luftojmë të gjithë. Virusi është i pranishëm.”- ishin fjalët e gazetarit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bledi starkosha gazetar virus bledi starkosha gazetar virus

Sondazh

Poll