Ekonomi

Problemet e gjumit te adoleshentët, flenë ditën, rrinë zgjuar natën. Flasin psikologët: Ja kur prindi duhet të fillojë t

25 Korrik 2020, 19:54 Nga DOSJA
Problemet e gjumit te adoleshentët, flenë ditën, rrinë

Shumë prindër adoleshentësh ankohen këtë periudhë, se fëmijëve të tyre, ju është prishur totalisht regjimi. Flenë gjithë ditën dhe rrinë zgjuar gjithë natën.

Bruna Laboviti, psikologe Klinike ka shpjeguar pse ndodh ky fenomen tek të rinjtë në vend dhe si mund të evitohet për të mos u kthyer në zakon. 

“Po, e kemi hasur këtë problem. Ne ju sugjerojmë prindërve, që është një periudhë kalimtare, e shkaktuar nga Kovidi, mësimi online, fokusi më i madh te celularët, lojërat elektronike, etj. Këto kanë ndryshuar rutinën dhe stilin e jetesës. Prindi dhe adoleshenti duhet të fillojnë të shqetësohen, nëse pas një periudhe 6 mujore vazhdojnë të shfaqin probleme me gjumin. Atëherë duhet t’i drejtohen një eksperti. Pagjumësia shkakton që nga probleme psikologjike si dëshpërim i thellë, ul nivelin e përqendrimit. Rrit mundësitë për obezitet. Nëse një adoleshent nuk ka gjumë natën, ai nuk duhet të luajë me celular, të lexojë, të pi kafe, të shohë televizor, pra të mos bëj aktivitetet e ditës, natën. Por të rrinë të qetë, te relaksuar, që gjumi të vijë vetvetiu. Ne rekomandojmë, që të lënë muret e shtëpisë, të bëjnë aktivitete sportive, ecje te vazhdueshme. Nuk sugjerojmë ilaçe, në asnjë mënyrë,“-tha ajo. 

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale bruna laboviti problemet me gjumin bruna laboviti problemet me gjumin

Sondazh

Poll