Editorial

Rikthehet Covid-19 në fasoneritë e Beratit, Mjekët: Nuk ka tampone dhe po pengohet proçesi identifikimit

19 Korrik 2020, 12:11 Nga DOSJA
Rikthehet Covid-19 në fasoneritë e Beratit, Mjekët: Nuk ka

BERAT- Covid-19 ka regjistruar edhe 2 raste të reja “pozitive” në qarkun e Beratit. Raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë infektuar. Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46-vjeçe,punonjëse në fasonerinë “Center Albania” në Berat. 46-vjeçarja është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.

Edhe një pensionist 74-vjeç nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit ka rezultuar i prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se, po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja,të konfirmuara “pozitivë” në Berat e Kuçovë, ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponesh.

Sipas mjekëve,mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja dhe personave të kontaktit me rastet e mëparshme dhe njëkohësisht ka penguar edhe proçesin e analizimit për herë të dytë të rasteve që rezultojnë ende “pozitivë” në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë,edhe pse janë infektuar një muaj më parë dhe mund të jenë shëruar.

(Marrë nga Syri)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial covid ne berat koronavirisi ne fasoneri masat kunder covid 19 covid ne berat koronavirisi ne fasoneri masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Editorial 15 Korrik 2020, 18:27

Rama, një fund plot frikë

TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...

Editorial 14 Korrik 2020, 17:26

Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, p...

Editorial 14 Korrik 2020, 10:56

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stër...