Bota

“U përhap si zjarr i egër”, Covid-19 nuk kursen as Manastiret/ Vdesin 13 murgesha në Miçigan

20 Korrik 2020, 16:38 Nga DOSJA
“U përhap si zjarr i egër”, Covid-19 nuk kursen as

SHBA-Trembëdhjetë murgesha nga një manastir i Miçiganit  kanë vdekur si shkak infektimit  nga COVID-19.  Murgeshat, të cilat jetonin së bashku në manastirin e motrave Felicianë në Livonia, të gjitha ishin mes moshës 79 dhe 99 vjeç.

Dymbëdhjetë prej tyre vdiqën mes periudhës midis 10 prill dhe 10 maj. Gjatë asaj kohe 18 murgesha të tjera ishin infektuar nga COVID-19 dhe po trajtoheshin për virusin.

Ndërsa më 27 qershor, një nga 18 murgeshat që u përball  me virusin gjithashtu vdiq.

Këto murgesha jetuan dhe punuan së bashku, kryesisht si mësuese në manastirin e Livonia, që ishte shtëpia e 65 motrave para pandemisë.

Njëra nga ato, Mary Andreë Budinski, e cila është edhe eprorja e  manastirit të Livonia, është shprehur se virusi u përhap si ‘zjarr i egër’ pasi u godit për herë të parë.

E para që vdiq prej tyre ishte, motra Mary Luiza Wawrzyniak, 99 vjeç,  e cila ndërroi jetë më 10 prill.

Katër të tjera vdiqen po atë javë: Sr. Celine Marie Lesinski, 92 vjeç, dhe Sr Mary Mary Estelle Printz, 95 vjeç; Shën Marie Wadowski, 73 vjeç dhe Mary Patricia Pyszynski, 93-vjeçare vdiq më 17 prill.

Vdekjet vazhduan në mes të prillit kur Sr Mary Clarence Borkoski, 83 vjeç, vdiq në 20 prill; Sr. Rose Mary Wolak, 86 vjeç, vdiq në 21 prill dhe Sr. Mary Janice Zolkowski, 86 vjeç, u nda nga jeta një ditë më vonë, më 22 prill.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 15:39

GREQI– Kjo verë është e pamundur të jetë si çdo verë e viteve të kaluara. Me shtimin e rasteve të reja në shtetet e Ballkanit, qeveria greke ka rishqyrtu...