Art&Argëtim

I njëjti beat, të njëjtat fjalë/ Tayna akuzohet se vodhi këngën ‘Bas’ nga Drake, ja si qëndron e vërteta

14 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
I njëjti beat, të njëjtat fjalë/ Tayna akuzohet se vodhi

KOSOVE– Kënga më e fundit e Taynës ‘Bas’ u pëlqye shumë nga publiku shqiptar mirëpo duket se ka një ngjashmëri me atë të Drake.

Njerëzit online shkruajnë se ritmi duket thuajse identik me freestyle-n e Drake, “Behind Barz”.

Si reperja shqiptare, ashtu edhe ai amerikan, përmendin në këngët e tyre togfjalëshin “tic-tac-toe”, ndërsa beat-i duket gjithashtu i njëjtë.

Për më tepër, Tayna përmend në këngë edhe pseudonimin e reperit amerikan “Champagne papi”.

Kënga në të vërtetë ka dy beat-e, njërin nga Cricket dhe tjetrin nga Jacob Lethal Beats, i cili ka realizuar disa këngë të Drake.

Tayna në këtë mënyrë ka qenë e autorizuar për të përdorur pjesën muzikore të reperit me famë botërore, ndaj kënga nuk është e vjedhur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz drake e vjedhur kenga tayna drake e vjedhur kenga tayna

Sondazh

Poll