Aktualitet

Nxorri në pritë Hekuran Billën, Apeli lë në burg 26-vjeçaren Adjola Lakra

13 Korrik 2020, 10:20 Nga DOSJA
Nxorri në pritë Hekuran Billën, Apeli lë në burg

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila akuzohet se ishte personi që nxorri në pritë Hekuran Billën, i vrarë më 11 qershor 2020. Vendimi i gjykatës së Apelit vjen pasi disa ditë më parë ishte Gjykatës e Shkallës së Parë që vendosi burg për ish-të dashurën e Hekuran Billës.

Adjola Lakra u la sot në burg, pasi akuzohet se ka qenë telefonata e saj që ka nxjerrë Hekuran Billën në pritë tek hasmi. Vetë Lakra, përpara trupit gjykues, ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka marrë para nga askush për të nxjerrë në pritë Billën, ashtu sikurse akuzohet.

Ajo ka pranuar se ka pasur njohje me Sebastian Malin (në burg si bashkëpunëtor), nipin e Viktor Markut, që akuzohet se ka ekzekutuar Billën, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur rastësisht. Këtë dëshmi, e ka pohuar më pas edhe vetë avokati i të pandehurës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa adjola lakra ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2020, 09:14

Plehrat- ky hall i madh i shqiptarëve

Megjithëse, kohë epidemie globale, plehrat dalin në skenë dhe vazhdojnë të jenë “një hall i madh për Shqiptarët” veçanërisht kur afrohet zezoni turistik....