Art&Argëtim

Deklarata shokuese: John Travolta kërkoi të ringjallte të birin me ndihmën e sektit satanist

10 Korrik 2020, 12:13 Nga DOSJA
Deklarata shokuese: John Travolta kërkoi të ringjallte të birin

SHBA-Mediat e huaja “ziejnë” me lajmin e fundit që ka tronditur botën e shoëbizzit por jo vetëm, se aktori i famshëm John Travolta ka kërkuar që të ringjallte djalin e tij me ndihmën e sektit satanist, që e frekuentojnë personazhet VIP.

Lajmi është bërë me dije nga Sam Domingo, ish- bashkëshortja e Placido Domingo, e cila ka bërë disa deklarata shokuese për Daily Mail një vit më parë, mbi Kishën Shkencologjike dhe disa yje që janë ndjekës të saj.

Ajo ka qenë për 22 vjet pjesë e këtij sekti, ndërsa deklaron se ylli hollivudian John Travolta ka tentuar të rikthejë në jetë të djalin e tij.

51-vjecarja ka treguar se John ishte përpjekur ta shpëtonte djalin e tij 16-vjecar, Jett, në kohën që gjendeshin në autoambulancë gjatë rrugës në spital, pasi adoleshenti kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie.

Ndërsa më pas ka kryer një ritual për rikthimin e tij në jetë.

“Shkencologët besojnë se shpirti Thetan nuk e zgjedh një trup përvecse në lindje. Ata mendojnë se kur njeriu vdes, shpirti Thetan mund të dalë e të kërkojë një trup tjetër, dhe ta vazhdojë udhëtimin që ndërpreu.”- shprehet ajo.

Më tej Sam tha se e shoqja e John-it, Kelly Preston, mbeti shtatzënë disa muaj më vonë dhe mendoi se tek djali i tyre i vogël Ben, ka hyrë pikërisht shpirti i Jett-it.

Kisha Shkencologjike është një sekt i dyshimtë dhe nga shumë konsiderohet edhe si satanist, por në të bëjnë pjesë njerëz të famshëm dhe pasanikë nga gjithë bota, mes të cilëve kryesori është aktori Tom Cruise, i cili është ndarë nga dy gratë e fundit, pikërisht për shkak të kushtëzimeve të kësaj kishe.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz john travolta sam domingo john travolta sam domingo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Korrik 2020, 07:55

TIRANË–   Librat.  Dy libra të mëdhenj të kohës sonë“Një libër i bukur (i mirë) i romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, për herë të parë kë...