Art&Argëtim

Kënga shqiptare që po ‘fikson’ gjithë rrjetin, më e klikuara në iTunes

5 Prill 2019, 11:49 Nga DOSJA
Kënga shqiptare që po ‘fikson’ gjithë rrjetin,

Kënga që na shoqëroi gjithë verën që lamë pas ishte pikërisht kjo. Kënga ‘Te Molla’, një version modern i një prej këngëve të bukura shqiptare,u risollë nga tre talente nga tre të rinj Jonisa, ARNON dhe Killua.

Si një nga këngët më të klikuara në iTunes, ajo fitoi çmimin Platinium pasi është një nga 50 këngët më të klikuara për tetë muaj.

Aurela Gaçe  përmes një postimi në Instagram i përgëzon të rinjtë për arritjen, duke ripostuar foton e tyre ku shfaqen me çmimin e fituar: “MEDIAT E MIJA TE DASHURA, A E DINI JU CFARE PASKA NDODHUR APO E KENI MENDJEN TË KAPNI KË SHAJ UNË? KENGA SHQIP “TE MOLLA” KA FITUAR PLATINUM NE ITUNES. ESHTE NE 50 KENGET ME TE KERKUARA INTERNACIONALISHT NE SHAZAM , EDHE KA QENE NE VEND TE PARE NE ITUNES DANCE CHART NE RUSI. PRA, ATA ,DEGJOJNE KENGE SHQIP, TE VJETER TE SJELLE NE MENYREN ME MODERNE TE MUNDSHME NGA KETA 3 YJET. Ja qe ka menyra per te depertuar ne boten e madhe te muzikes edhe me Shqip.“- shkruan Aurela në postimin e saj.

Kënga ‘Te Molla’, nga ARNON, Jonisa dhe Killua.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arnon aurela gaçe jonisa killua knega me e klikuar ne itunes te molla arnon aurela gaçe jonisa killua knega me e klikuar ne itunes te molla

Sondazh

Poll