Bota

Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Ahmeti: Ide e arritshme, zgjidhet me marrëveshje politike

7 Korrik 2020, 19:41 Nga DOSJA
Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Ahmeti: Ide e

TIRANË- Kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, është shprehur sot mundësia për zgjedhjen e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut është e mundshme. Në një intërvistë në “Real Story”, Ahmeti tha se kjo mund të zgjidhet me një marrëveshje mes aktorëve politikë, të cilat do jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Ai shton se ata që fitojnë duhet të ulen e të negociojnë dhe tha se ideja për kryeministër shqiptar ka disa vite që diskutohet, por asnjëherë nuk është arritur.

T’i heqim paragjykimet që ne shqiptarët për të ndarë. Ne angazhohemi se ky është shteti ynë. Gjysh pas gjyshi ne këtu i kemi. Dhe nuk ka nevojë për skepticizëm. Kjo nuk është vetëm një ide që është hedh dhe të mbetet në dallaksi, është ide e materializueshme. Kryeministri zgjidhjet me marrëveshje politike. Ulen subjektet që kanë fituar zgjedhjet, negociojnë për programet. Dhe bisedojnë për ndarjen e përgjegjësive. Unë në tavolinë kam kryeministrin, i shterrim, pse mos jetë kryeministri nga pala që propozoj unë. Por nëse partia që fiton ka hapësirë për koalicion me partitë e tjera le ta vijojë. Presidenti zgjidhet me votat e qytetarëve”, tha kreu i BDI-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti kryeminister shqiptar ne maqedoni zgjedhjet në maqedoni ali ahmeti kryeminister shqiptar ne maqedoni zgjedhjet në maqedoni

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2020, 18:58

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...