Bota

Konfirmohet! Ekspertët e OBSH do të udhëtojnë në Kinë për të studiuar  origjinën e Covid-19

7 Korrik 2020, 19:29 Nga DOSJA
Konfirmohet! Ekspertët e OBSH do të udhëtojnë në

Ditën  e sotme drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se shkencëtarët dhe ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit planifikojnë që të udhëtojnë drejt Kinës këtë fundjavë për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri.

 “Gjatë muajve të fundit, ka pasur shumë diskutime rreth origjinës së Covid-19. Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar dhe ekspertët e OBSH do të udhëtojnë në Kinë këtë fundjavë për të përgatitur plane shkencore me homologët e tyre kinezë për identifikimin e burimit të sëmundjes zoonotike, “tha Tedros gjatë konferencës në Gjeneva.

Ai është shprehur se qëllimi kryesor i këtij udhëtimi do të jetë studimi i mënyrës sesi sëmundja kaloi nga kafshët tek njerëzit dhe më pas është përhapur në të gjithë botën ku ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra jetë.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan është shprehur se ekpertët do të të kërkojnë të gjurmojnë narrativën sesi koronavirusi mund të jetë përhapur nga bota e egër, tek një kafshë ferme dhe më pas tek njerëzit.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2020, 18:58

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...