Art&Argëtim

Shoferi i papërgjegjshëm parkon makinën para rampës, nëna me karrocë nuk zbret dot trotuarin dhe kthehet pas

2 Korrik 2020, 16:10 Nga DOSJA
Shoferi i papërgjegjshëm parkon makinën para rampës,

TIRANË- Sjelljet e gabuara të drejtuesve të mejteve në disa raste bëhen problem për lëvizjen normale të këmbësorëve. Një rast i tillë është regjistruar në Tiranë, ku një nënë me një fëmijë në karrocë, nuk mundi dot të zbriste trotuarin normalisht.

Shkak për këtë u bë një makinë, e cila kishte bllokuar rampën, e cila është e destinuar për t’u ardhur në ndihmë personave të paralizuar që lëvizin me karrocë, ose nënave me fëmijë. Shoferi ndërkohë, vijon të qëndrojë i pashqetësuar brenda në makinë, teksa sheh nënën që është e detyruar të kthehet pas.

Drejtuesi i mjetit në këtë mënyrë jo vetëm ua vështirëson lëvizjen qytetarëve, por nga ana tjetër sfidon edhe policinë, duke bllokuar rampën dhe duke parkuar në kthesë gjithashtu, sjellje këto që janë të ndaluara sipas kodit rrugor.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale nena me karroce shoferi parkon makinen para rampes nena me karroce shoferi parkon makinen para rampes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Korrik 2020, 13:33

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë sot është shoqëruar me debate mes opozitës dhe maxhorancës. Por pak para se të hynin në sallë, deputetët kanë bërë një “...