Art&Argëtim

Gazeta australiane shkruajti se Geoffrey Rush ka prekur në vendet intime një aktore, ylli i Hollivudit dëmshpërblehet me 2 m

2 Korrik 2020, 12:54 Nga DOSJA
Gazeta australiane shkruajti se Geoffrey Rush ka prekur në vendet intime

SHBA–  Aktori i mirënjohur i Hollivudit, Geoffrey Rush, ka fituar një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh, pasi apeli ndaj një gazete në pronësinë e “Rupert Murdok” për shpifje u rrëzua nga gjykata australiane.

Fituesi i çmimit Oskar tashmë do të marrë 2 milionë dollarë amerikanë dëmshpërblim për fitimet e humbura dhe kompensim, pasi gjykata rrëzoi apelin që kërkonte reduktimin e kostos dhe rigjykim të rastit. Siç shkruan edhe BBC, Gazeta ‘Daily Telegraph’ ka humbur betejën ligjore me aktorin pasi  e kishte akuzuar këtë të fundit për sjellje të papërshtatshme seksuale kundrejt grave të kastit.

Ndëkohë më tej thuhet se në një artikull në faqen kryesore të gazetës të botuar në 2017, “Daily Telegraph” shkruante se Rush kishte prekur në vende intime një një nga aktoret gjatë vënies në skenë të “Mbretit Lear”.

Një gjykatës në Sidnei e cilësoi përmbajtjen si të papërgjegjshme, ndërsa mediat lokale shkruajtën se shuma me të cilën është dëmshpërblyer Rush, është më e madhja e paguar ndonjëherë ndaj një individi në Australi. Kujtojmë se Australia është një ndër vendet që që ka ligje strikte kundër shpifjes.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz geoffrey rush geoffrey rush

Sondazh

Poll