Art&Argëtim

S’ka më frikë nga koronavirusi! Nisin përgatitjet për Festivalin e 59-të Këngës në RTSH

1 Korrik 2020, 19:25 Nga DOSJA
S’ka më frikë nga koronavirusi! Nisin përgatitjet për

TIRANE-Për shkak të koronavirusit janë anulluar shumë evente të rëndësishme mirëpo duket se gjërat po i rikthehen normalitetit.

Ditën e sotme kanë nisur përgatitjet për Festivalin e 59- të Këngës në RTSH. Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues.

Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues,” shkruhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz festival festivalin e 59- të këngës në rtsh këngë festival festivalin e 59- të këngës në rtsh këngë

Sondazh

Poll