Editorial

SHËNIM: Arsyet pse COVID-19 po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

2 Korrik 2020, 11:52 Nga DOSJA
SHËNIM: Arsyet pse COVID-19 po përhapet me shpejtësi në

Situata e rënduar është pasojë në radhë të parë e mosrespektimit të masave. Në rrethe të infektuarit dalin në lokale.

Rasti i Krujës kur disa ditë më parë, nga 25 teste, 20 dolën pozitivë dhe një pjesë e tyre ishin akoma në lokale, deri në ndërhyrjen e policisë, pas ankesave të qytetarëve, tregon se ka nivel të ulët të ndërgjegjësimit. Do të ishte momenti i duhur, kur do të duhej të bëhej e detyrueshme dalja me maskë, përdorimi i maskave sidomos në ambiente të mbyllura dhe dezinfektimi i ambienteve. Një arsye e rëndësishme pse situata po rëndohet dhe numrat janë alarmantë është edhe infektimi i spitaleve.

QSUT dhe spitale të tjera janë shndërruar në vatra infeksioni që rrezikojnë në radhë të parë ata që janë shtruar me sëmundje të tjera dhe më pas mjekët. Në kohën që Serbia thirri specialistët rusë për dezinfektimin e spitaleve, Shqipëria u soll si fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut, që, jo vetëm nuk kërkonte ndihmë, por po jepte.

Sot janë spitalet që po përhapin COVID-9 në të gjithë vendin dhe kjo provohet nga vetë shifrat që zyrtarizon çdo ditë ISHP, kur nuk i përmend mjekët kur infektohen, por kur shërohen.

Një tjetër arsye është edhe trajtimi i COVID-19 në Shqipëri.

Të infektuarit po trajtohen në shtëpi, ku ka patur edhe viktima, ndërsa një pjesë e tyre as nuk raportohen. Një rast është ai i Artur Ndreut, shoferit të ambulancës, që virusi i ka shkaktuar trombozën e mushkërisë dhe më pas vdekjen.

Në rastin e Ndreut, por edhe në dy raste të tjera që Dosja.al ka konstatuar, pacientët janë kuruar nga shtëpia, kanë bërë testin e dytë dhe janë quajtur të shëruar, por menjëherë më pas kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve, kryesisht trombozë në mushkëri.

Mosgjurmimi dhe mungesa e testeve alternative është një tjetër shkak i amullisë që ka cvuar në përhapje të pakontrolluar.

Sot e gjithë Tirana është zonë e kuqe, ndërsa shumë pak teste janë bërë e po bëhen. Përveç tamponit që është masa e parë, do të duhet të ishin bërë testet seriologjike, për të ndarë në 3 fasha popullsinë, në bazë të testit.

Fasha e parë, të paprekurit, fasha e dytë bartësit, dhe fasha e tretë ata që e kanë kaluar tashmë dhe kanë fituar antitrupat.

Një test me kosto të ulët që zgjat 12 minuta dhe që po përdoret masivisht në botë, nuk mund të mos bëhet në Shqipëri dhe nuk mund të mbahet nën kontrollin shtetëror. Ky test do të krijonte një ide më të qartë të situatës së pandemisë në vend dhe për rrjedhojë edhe një menaxhim më të mirë. Pak por e sigurtë është fakti se vendi ka nevojë për një menaxhim profesional dhe jo politik të epidemisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Editorial 2 Korrik 2020, 09:21

Presidencë në kohën e Coronës

GJERMANI- Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjasht...

Editorial 1 Korrik 2020, 09:28

Edhe një i mllefosur më shumë

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë shfaqi mllefin dhe mungesën e përsëritur të ndjeshmërisë për KosovënNëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e krye...

Editorial 1 Korrik 2020, 06:19

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

GJERMANI- Në dukje i prerë në fytyrë, por megjithatë me ton të qetë dhe mjaft të kontrolluar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi iu drejtua përmes një vid...

Editorial 30 Qershor 2020, 11:14

Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri

Pak para fillimit të presidencës gjermane të BE-së, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Francez Emmanuel Macron demonstruan unitet në përballimin e pandemis...

Editorial 27 Qershor 2020, 08:16

Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O’Brien dhe Richard Gr...

Editorial 26 Qershor 2020, 09:44

Kurthet e ardhshme për Kosovën

Çfarë do të jetë narracioni i ardhshëm i Kosovës?Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi p...

Editorial 23 Qershor 2020, 14:44

Kush e udhëheq sot botën?

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin ses...