Bota

“Të gjithë duam që pandemia të përfundojë por…”/ OBSH alarmon botën me paralajmërimin: Më e keqja s’ka ardh

29 Qershor 2020, 18:50 Nga DOSJA
“Të gjithë duam që pandemia të përfundojë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar botën se “më e keqja nuk ka ardhur ende” nga pandemia e Covid-19.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se virusi do të infektojë shumë më tepër njerëz nëse qeveritë nuk fillojnë të zbatojnë politikat e duhura.

“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se fundi nuk është afër. Megjithëse shumë vende kanë bërë një përparim, pandemia po përhapet,”-u shpreh ai.

Më shumë se 10 milion raste janë regjistruar në të gjithë botën që kur koronavirusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Numri i pacientëve që kanë vdekur  është mbi 500,000. Shirat më të larta në botë kanë qenë në SHBA dhe Evropë. Virusi po prek gjithashtu Azinë e Jugut dhe Afrikën, ku nuk pritet të arrijë kulmin deri në fund të korrikut.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll