Bota

Pamje si nëpër filma/ Protestuesit kalojnë nga oborri i tij, revoltohet çifti  amerikan, del me kallash dhe pistoletë: Lar

29 Qershor 2020, 16:31 Nga DOSJA
Pamje si nëpër filma/ Protestuesit kalojnë nga oborri i tij,

SHBA- Një ngjarje sa e rëndë dhe e ccuditshme  ditën e djeshme në në Saint Luis të SHBA-ve.

Teksa protestohej kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson, e cila në një deklaratë përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici, një çift dolën me armë në duar në oborrin e shtëpisë së tyre, për të mbrojtur pronën.

Një video e postuar ngë Zëri i Amerikës shieht se burri ka dalë në oborr me një në armë automatike M16, e cila përdoret gjerësisht në radhët e ushtrisë amerikane, duke të lënë përshtypjen e skenës finale te filmi Scarface ku mbetet i vdekur Tony Montana (Al Pacino), ndërsa gruaja e tij mban një pistoletë.

Ky rast ia habitur qytetarët pasi ishte hera e parë që shihnin një grua e cila ka dalë me armë.

Disa protestues filmuan gjithë ngjarjen me habi, të tjerë u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë, duke bëri thirrje “Le të largohemi nga këtu”.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lyda krewson shba lyda krewson shba

Sondazh

Poll