“Jam krenar që kam një vajzë si ti”/ Babai suprizon moderatoren Arbana Osmani, përqafime dhe lot në studio
27 Qershor 2020, 21:03Nga DOSJA
TIRANË– Këtë mbrëmje rrugëtimit të programit “Dua të të bëj të lumtur” i erdhi fundi duke ulur siparin e sezonit të katërt dhe duke na lënë takim sezonin e ardhshëm. Në çdo episod të fundit të emisionit, moderatorja Arbana Osmani i bën surpriza stafit të saj duke treguar video me momentet më gazmore të tyre dhe duke i dërguar nëpër udhëtime.
Moderatorja u shtang teksa pa babain e saj të futej në studio dhe jo personazhin që ajo priste. Arbana rrëfeu se ishte hera e parë që ishte në një studio me babain e saj, por gjithashtu tha se kritikuesi i parë kishte qenë vetë ai. “Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t’i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më kritikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin,”- tha moderatorja.
Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja.
“Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse jë bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty,”– u shpreh zoti Demir.
TIRANË– Niseshteja e misrit njihet si një përbërës gatimi që ofron përfitime të shkëlqyeshme në fushën kozmetike. Kjo substancë, e përzier me përbërë...
TIRANË– Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka pozuar sërish nudo. Totalisht e zhveshur, ylli ndërkombëtar, ka dalë para pasqyrësh dhe ka shkrepur një foto...
TIRANË– Fotot që po shikoni vijën nga xhungla e Amazonës. Eksploruesi Dr Jack Wheeler ka treguar së fundmi për publikun, disa imazhe mjaft të rrala q...
TIRANË– Sot në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi në vitin “e mbrapshtë” 1998. Në Tropojë, një grup të rinjsh nga Kosova kishin mbërritir në Tropojë, ndosht...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini ka rënë pre e një kamere të fshehtë. I maskuar si mjek, me syze dhe me doreza, gazteari Ismet Drishti ka ...
TIRANË– Angela Martini, super modelja nga Shkodra është bërë së fundmi pjesë e mediave italiane. Bukuroshja me origjinë nga Shkodra ka pozuar për rev...
TIRANË– Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë në bregdet. Përmes një fotoje në rrjetet sociale, Haxhia ka pozuar krah ...
Sipas një studimi 14 përqind e problemeve kardiovaskularesiç janë sulmet në zemër dhe goditjet në zemër shkaktohen nga smogu.Grimcat e imëta me një diame...