Art&Argëtim

‘Ndihem shqiptare! Jam me fat që vij nga vendi me femra të forta’, deklarata e këngëtares së famshme

3 Prill 2019, 11:15 Nga DOSJA
‘Ndihem shqiptare! Jam me fat që vij nga vendi me femra të

Këngëtarja shqiptare që po korr sukses në skenën ndërkombëtare është Ava Max, emri i saj i vërtetë Amanda Koçi. Prindërit e saj emigruan drejt Amerikës, Ava e nisi karrierën e saj në muzikë qysh në moshën 14- vjeçare, kohë kur mori emrin e artit Ava Max.

Në një intervistë për revistën “Phoenix”, ajo ka folur për jetën e saj, e tregon se ndihet me fat që është shqiptare.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vetë”,– u shpreh Ava në intervistën e saj.

Jam ndierë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornizave kur jetoja në South Carolina. Por, mamaja më ka mësuar të luftoj për atë që dua. Kanë bërë shumë sakrifica prindërit e mi, si çdo emigrant.Por, më kanë mësuar mos të dorëzohem dhe të këmbëngul për të ecur përpara”, – shtoi ajo.

Hiti i Ava Max, ‘Sweet but Psycho’, projekti më i suksesshëm i saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amanda koci ava max pranon origjinen e saj shqiptare amanda koci ava max pranon origjinen e saj shqiptare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Prill 2019, 09:11

Gjiko dhe Elita momente intime në ashensor(Foto)

Këngëtari Kosovar, Gjiko dhe bashkëshortja Elita Rudi, prej pak kohësh janë bërë prindër të një djali me emrin Zëri. Ato ndajnë shpeshherë momente familjare bas...