Art&Argëtim

Reperi i njohur shiti shtëpinë luksoze prej 14 milion dollarësh, paratë i dhuroi për bamirësi(FOTO)

3 Prill 2019, 08:58 Nga DOSJA
Reperi i njohur shiti shtëpinë luksoze prej 14 milion dollarësh,

Rezidenca u ndërtua në vitet 1980 nga mashtruesi i pasurisë së patundshme, Benjamin Sisti, një themelues i perandorisë së pasurive të patundshme dhe iu shit reperit 50 Cent nga boksieri Mike Tyson për 4.1 milionë dollar në vitin 2004. Mirëpo këngëtari investoi miliona dollar duke e trasnformuar në ‘pallat mbretëror’.

Vila ndodhet në Connecticut dhe ka 21 dhoma gjumi, 25 tualete, një studio regjistrimi, një teatër, një dhomë me ekran të gjelbër, pishinë dhe dhomë lojërash profesionale.

Nuk dihen arsyet se pse reperi e vendosi në shitje këtë super vilë, të kuruar në detaj, por shifra që u dha, ishte vërtet e vogël, krahasuar me sa i kishte kushtuar. Dhe më e rëndësishmja është që paratë do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Blerësi e mori prej 2.9 milion dollarësh nga 14 milion dollarë që i ka shkuar këngëtarit bashkë me investimet që ai ka bërë.

Emri i blerësit nuk u bë i ditur, por duhet thënë se ai sapo përfitoi një pallat mbretëror me një shifër qesharake!

Marrë dhe përshtatur nga: FoxBussines

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 50 cent bamirësi shitet vilë luksoze 50 cent bamirësi shitet vilë luksoze

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Prill 2019, 18:15

Ja çfarë e lidh Adrola Dushin me Eugent Bushpepën

Ata janë të dy nga Rrësheni, por së shpejti do të jenë pjesë e një projekti muzikor. Eugent Bushpepa dhe Adrola Dushi kanë nisur të punojnë për projektin muziko...

Art&Argëtim 2 Prill 2019, 17:55

2 prilli, Dita Botërore e Autizmit

Si në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri e Kosovë, 2 prilli njihet si Dita Botërore e Autizmit, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundj...