Art&Argëtim

Stresi sërish probleme me ligjin! Reperit i hiqet patenta pasi udhëtonte me shpejtësi, këngëtari: Ma bëjnë kastile, edhe

16 Qershor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Stresi sërish probleme me ligjin! Reperit i hiqet patenta pasi

TIRANE–Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është përballur sërish me Policinë e Shtetit, të cilët këtë herë i kanë hequr patentën. Teksa shëtiste me makinën e tij, këngëtari është ndaluar nga efektivët të cilët e pikasën duke udhëtuar me një shpejtësi tej normave të lejuara. Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtari, përmes rrjeteve sociale.

Përmes një videoje-live në Instagram, Stresi tregoi se sot ka pasur një episod të pakëndshëm me uniformat blu, pasi i kanë hequr patentën.

Videoja është fshirë nga profili i reperit, por aty këngëtari tregonte revoltën e tij ndaj efektivëve, për të cilët shprehet se gjithçka ia bëjnë ‘kastile’. Madje veprimin për tejkalim shpejtësie, Stresi e justifikon me faktin që edhe makinat e tjera po ecnin shpejt dhe se nuk ishte ai i vetmi.

-“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- thotë reperi ndër të tjera.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtari ka probleme me ligjin. Reperi ka qëndruar për tetë muaj në burgun e Fushë Krujës, pasi u arrestua në tetor të vitit 2018, në një hotel në zonën e Linzës me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Kujtojme se mbrëmjen e 7 qershorit policia rrugore i ka hequr patentën edhe personazheve te njohur, djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz policia stresi policia stresi

Sondazh

Poll