Insights

FOTOT/ Zv/ministrja e Brendshme vjedh statusin e Portit të Durrësit për Moikom Zeqon, Rovena Voda në hall për vëmendje apo

16 Qershor 2020, 09:41 Nga DOSJA

DURRËS- Ndarja nga jeta e studiuesit Moikom Zeqo, ishte lajmi kryesor i ditës së djeshme, ku politika dhe kultura u bënë bashkë në një zë për të shprehur ngushëllimet, por edhe ndjesitë e përjetimet, me një nga emrat që do të lejë shenjë në historinë tonë të përbashkët.

E tillë duket se ka qenë situata emocionale edhe për zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila nga nxitimi ose nga padituria për të lidhur bashkë disa fjali, ka vendosur t’i bjerë më shkurt.

Dosja.al vëzhgoi postimin e bërë nga Voda në profilin e saj të mbyllur në Facebook, ku siç mund të shihet edhe në këtë foto, ajo ka postuar këtë dedikim:

#MOIKOMZEQO?

E nisi si djalë i Durrësit, e vazhdoi si krenari e Durrësit, iku si simbol i Durrësit në panteonin e Shqipërisë! Mik i mirë i Portit të Durrësit??
Ngushëllimët më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të madhe që le pas shumë dhimbje!
Kujtimi dhe veprat e Tij do të mbeten të paharruara! #RIP

Si shumë të njohura po na ngjajnë këto fjali…

Dhe kështu ishte! Postimi është bërë më herët, identik dhe origjinal në faqen e Portit të Durrësit nga punonjësit që menaxhojnë faqen e institucionit në rrjetet sociale.

Postimi i Portit të Durrësit: 

Dhe siç duket Voda është kujdesur edhe të mos lerë “gjurmë” në publik, duke qenë se në faqen e hapur me emrin Rovena Voda, thjesht ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama. Gjest i bukur!

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck moikom zeqo rovena voda moikom zeqo rovena voda

Sondazh

Poll

Insights 13 Qershor 2020, 20:32

Artan Fuga: Turi dhe idjotët, çfarë bëri Turi

Turi dhe idiotëtCfarë bëri Turi?Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thjeshtë dhe as e vështirë. Ishte thjesht pyetje idiote!Për ata që nuk ...

Insights 10 Qershor 2020, 20:17

Shihemi te brryli!

TIRANË- “Po puna e komisarit ishte lojaaaa”-tha Ndrek Luca në rolin e kapterit kur gënjeu ushtarin besnik te idealit Skënderin.Mjafton të shohësh kulisat a...