Art&Argëtim

“Aty ku ndihem e lirshme për ta hequr”/ Erjona Sulejmani zbulon preferencat për plazhet top-less: Si është vendi bëhet

12 Qershor 2020, 19:04 Nga DOSJA
“Aty ku ndihem e lirshme për ta hequr”/ Erjona Sulejmani zbulon

TIRANE-E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte modelja Erjona Sulejmani e cila gjate lidhjes me Skype ka folur për temat e ndryshme që u prekën në studio.

Bieta preku temën e plazhit dhe Erjona zbuloi se ka dëshirë të frekuentojë plazhe me shumë pak njerëz. Kjo sepse ndihet e lirshme të qëndrojë si të dojë, të shijojë natyrën, por edhe të zbulohet pak më shumë seç duhet.

Sigurisht që ka dhe vende që kërkojnë të jesh më elegante dhe të jesh më seksi. Unë sinqerisht shkoj në një vend që ka sa më pak njerëz dhe ndihem e lirshme për të hequr pjesën lart ose me e mbajt. Sigurisht mentaliteti e vendos dhe femrën të jetë e kujdesshme. Një femër nuk e ndien 100 % veten të lirshëm. Sigurisht duhet me shikuar vendin, si është vendi bëhet kuvendi. Duhet me gjetur një plazh me qetësi për të qetësuar trurin, unë personalisht votoj për një vend me sa më pak njerëz, nuk duhet të shkoj e rregulluar, por të qëndroj në kontakt me natyrën”, tha Erjona.

Ndërsa në lidhje me alkoolin, temë që u prek në studio Erjona tha se nuk ka pirë kurrë në jetën e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz erjona sulejmani modele erjona sulejmani modele

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Qershor 2020, 15:24

Pica me gjethe hithre – recetat e karantinës

Masat e karantinës që në Britaninë e Madhe hynë në fuqi më 23 mars dhe që tani janë lehtësuar, u kanë hapur sytë shumë banorëve të qytetit për frutat dhe bimët ...