Art&Argëtim

Bashkëshortja e Kobe hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve, kërkon qindra miliona dollarë si dëmshpërblim për vdekjen

10 Qershor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Bashkëshortja e Kobe hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve,

AMERIKE– Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa ka dorëzuar dokumentat ku kërkon dëmshpërblim për vdekjen e legjendës së basketbollit.
Vanessa kërkon qindra miliona dollarë si pjesë e një procesi gjyqësor kundër ndërmarrjes së helikopterëve.

Ajo fajëson pilotin Ara Zobayan -i cili fatkeqësisht ndërroi jetë së bashku me Kobe dhe vajzën e tij Gianna. Akuzat janë ngritur për dështimin në marrjen e të dhënave të motit para se të nisej dhe për dështimin për të anulluar fluturimin kur mësoi për kushtet e këqija të motit.

“Si rezultat i vdekjeve të Kobe Bryant dhe Gianna , Vanessa Bryant kërkon dëmtime ekonomike, dëme jo-ekonomike, interes paragjykimesh ,” shkruhet ne dokumentet.

‘Page Six’ raporton se Vanessa kërkon qindra miliona dollarë nga kompania e helikopterëve, të cilat pretendon se i ka humbur me vdekjen e yllit të basketbollit.

Në dokumente gjithashtu shkruhet se piloti po udhëtonte me 180 milje në orë në mjegull. Vanessa pretendon se Zobayan nuk arriti të monitorojë dhe vlerësojë siç duhet motin para nisjes se fluturimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz miliona vanessa bryant miliona vanessa bryant

Sondazh

Poll