Ekonomi

Rritja e krimit në vend, sociologu Tushi: Vrasjet janë bërë si buka e përditshme, ja cilët janë faktorët që e shkaktojn

5 Qershor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Rritja e krimit në vend, sociologu Tushi: Vrasjet janë bërë

TIRANË- Sociologu Gëzim Tushi ka folur për rritjen e kriminalitetit në vend që është bërë një problem shumë shqetësues. Në një intervistë për Ora News, Tushi u shpreh se krimi nuk është ndikuar shumë nga izolimi që patën qytetarët në muajt e fundit për shkak të pandemisë, por tha se ky fenomen i ka rrënjët shumë kohë më parë.

Ai nuk e mohon faktin se izolimi ka shkaktuar një tension social, por shton se fenomeni ka të bëjë me mënyrën se si qytetarët konceptojnë lirinë e tyre.

“Kjo situatë e shtimit të krimit pas daljes nga izolimi mendoj se nuk ka shumë të bëjë me faktin që ne qëndruam përreth 60 ditë të izoluar. Mund të jetë argument për shtimin e tensioneve sociale. Unë besoj që zgjerimi i krimit lidhet me keqpërdorimin e konceptit të lirisë. Shoqëria shqiptare doli nga një regjim ku diktatura i thyente dhëmbët krimit. Kjo ka bërë që shumë persona ta kuptojnë lirinë si shthurje. Zgjerimi i krimit ka kapur të gjithë shoqërinë sa që gati duket sikur po jetojmë në shoqëri të bishave apo në një psikiatri. Krimi është bërë si buka e përditshme. Protesta e djeshme mu duk një akt shumë i madh kundër abuzimit seksual, protesta e vërtetë kundër një akti të tillë barbar në 30 vite”, u shpreh ndër të tjera Tushi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale gezim tushi rritet krimi ne shqiperi gezim tushi rritet krimi ne shqiperi

Sondazh

Poll