Ekonomi

Çfarë është kastrimi i pedofilëve dhe në cilat vende është miratuar ligji i kastrimit

4 Qershor 2020, 11:07 Nga DOSJA
Çfarë është kastrimi i pedofilëve dhe në cilat

TIRANË– Kastrimi i njohur ndryshe nga populli si tredhja nuk kryhet pa kirurgji. Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet në mënyrë kimike, më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryhesh marrëdhënie seksuale.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se kjo procedurë kryhet për individët nga mosha 18 vjeç deri në moshën 65 vjeç.

Ka një ligj të veçantë, që përfshin kastrimin e pedofilëve, personat të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ky ligj është i vendosur në shumë vende të botës si Britania, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Izraeli, Kazakistani, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara dhe së fundëmi edhe vende të tjera si Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

Në shumicën e këtyre vendeve, përpos kastrimit kimik, personat që kryejnē akte të tilla dënohen me 15 vjet heqje lirie.

Në SHBA, pedofilët janë gjithashtu të identifikuar në të gjitha vendet dhe të njohur të gjithë për veprat e tyre.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale kastrimi i pedofileve kastrimi i pedofileve

Sondazh

Poll