Bota

Aplikacioni ‘Immun”/ Italia nis përdorim e tij për gjurmimin e kontakteve të Covid-19 më 8 qershor, ja kush do ta testoj

2 Qershor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Aplikacioni ‘Immun”/ Italia nis përdorim e tij për

ITALI- Institucionet italiane të shëndetit kanë aprovuar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve në Itali. Aplikacioni, i cili quhet Immuni, dhe  mund të shkarkohet falas nga  Apple dhe Google.

Celularët që shkarkojnë aplikacionin do të shkëmbejnë kode të rastësishme  por jo informacione që mund të identifikojnë pronarët e pajisjeve siç janë emrat, postat elektronike, numrat e telefonit ose të dhënat GPS.

Mësohet se aplikacioni është në gjendje të përcaktojë se kontakti ka ndodhur midis dy përdoruesve, ka ndarë ndonjë infektim ose jo. Ndërkohë përdorimi i tij do të fillojë më 8 qershor dhe katër rajonet e para që do të përdorin aplikacionin do të jenë Abruzzo, Liguria, Marche dhe Puglia.

Po si funksionon “Immuni”?

Aplikacioni regjistron sinjalet e afërsisë falë Bluetooth dhe wi-fi, dhe paralajmëron ata që kanë rënë në kontakt me një person që është pozitiv nga Covid-19.

Në rast se dikush dëshmohet pozitiv, operatori mjekësor i cili duhet të jetë i autorizuar, përmes një kodi identifikimi anonim do të dërgojë një mesazh alarmi për të informuar të gjithë ata përdorues, që kanë rënë në kontakt me virusin.

Aplikacioni funksionon mbi një regjistër të bazuar në gjendjen e shëndetit të personit. Asnjë nga të dhënat e mbledhura nuk do të shpërndahet para se pacienti, nëse preket nga covid-19, të vendosë të japë dakordësinë e tij. Përdoruesit duhet të jenë të paktën 14 vjeç, dhe ata midis 14 dhe 18 duhet të kenë autorizimin e një prindi ose kujdestari ligjor për ta shkarkuar.

Burimi:.engadget.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aplikacioni immun koronaviruis ne itali aplikacioni immun koronaviruis ne itali

Sondazh

Poll