Bota

88 mijë e 500 dollarë, boksieri i njohur Mayweather merr përsipër shpenzimet e funeralit të George Floyd

2 Qershor 2020, 16:17 Nga DOSJA
88 mijë e 500 dollarë, boksieri i njohur Mayweather merr

SHBA– Një nga sportistët më të paguar në botë ka marrë përsipër të paguajë shpenzimet e funeralit të George Floyd, burrit që u mbyt me gju në fyt nga polici në Minneapolis.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë së bëhet fjalë për boksierin Floyd Mayweather dhe këtë lajm e ka bërë me dije vetë menaxheri i boksierit ‘Mayweather Promotions’, Leonard Ellerbe.

Ai do jetë shumë i zëmruar me mua pasi e bëra publike,”- është shprehur Ellerbe.

Funerali i Floyd do të mbahet të martën 9 qershor në Houston, qyteti i tij i lindjes dhe flitet se mund të kushtojë afërsisht 88500 dollarë.

Mayweather do të mbulojë shpenzimet për dy ngjarje përkujtimore të planifikuara të enjten në Minesota dhe të shtunën në Karolinën e Veriut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota floyd mayweather george floyd floyd mayweather george floyd

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2020, 14:52

ANGLI– Një vajzë 5 vjeçare, e cila ishte e prekur nga sëmundja Kawasaki ka arritur të shpëtojë dhe tashmë është kthyer në shtëpi.Bëhet fjalë për Scarlett...