Art&Argëtim

Familja Beckham po ndërton një tunel arratisjeje poshtë vilës së tyre, motivi që i çoi në vendimin ekstrem

1 Qershor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Familja Beckham po ndërton një tunel arratisjeje poshtë

SHBA– David dhe Victoria Beckham po ndërtojnë një tunel poshtë rezidencës së tyre në Cotsëolds. Mediat ndërkombëtare po gumëzhijnë nga lajmi se dyshja e njohur kanë marrë nje vendim për të ndërtuar një tunel që t’i ndihmojë të arratisen nga vetë shtëpia e tyre.

Por cila është arsyeja e çoi çiftin të ndërmerrte vendimin ekstrem?

Në fakt nuk bëhet fjalë as për koronavirusin dhe as për luftrat! Dyshja janë tmerruar aq shumë në lidhje me grabitjet që kanë pasur më parë në shtëpitë e tyre dhe kanë vendosur të gjejnë një zgjidhje.

Familja Beckham përpara disa kohësh ranë pre e dy grabitjeve, gjatë të cilave ata fatmirësisht nuk ndodhedhin në shtëpi, por e treta mund të mos rezultojë me kaq fat.

Për të shmangur rrezikun që të gjenden me hajdutët në banesë, poshtë nëntë dhomave të dhumit të vilës luksoze, tani po ndërtohet një tunel.

Tuneli do të mund t’i nxjerrë jashtë me shpejtësi, ose mund t’i çojë drejt rrugës për në bodrumin e sigurisë së lartë. Familaj e njohur aktualisht po jetojnë në vilën e Cotswolds.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz david beckham familja beckham ndertojne tunel poshte shtepise victoria beckham david beckham familja beckham ndertojne tunel poshte shtepise victoria beckham

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Maj 2020, 18:08

AMERIKE– Kitaristi i grupit “Kiss”, Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit...