Art&Argëtim

I bllokuan këngën ”Kush k**n je ti”/ Stresi tregon se kush e ka SULMUAR: Estrada dhe njerëzit po na e mbyllin

31 Maj 2020, 13:52 Nga DOSJA
I bllokuan këngën ”Kush k**n je ti”/ Stresi tregon se kush

TIRANE– Reperi shqiptar Stresi kohë më parë publikoi këngën ‘Kush k…n je ti’ e që në momentin e publikimit u përball me reporte nga njerëzit në Youtube.

Këtë gjë e tregoi Stresi në një postimin në story ku shprehej se pavarësisht reporteve që kënga po merrte nuk ia ndalonte njeri suksesin pasi kengën po e dëgjojnë të gjithë.
Mirëpo duket se Stresi është i vetëdijshëm se nga kush kanë ardhur ato reporte dhe këtë gjë e ka treguar për ‘Revistën Story’.

Kur kënga ime arriti mbi 700 mijë klikime brenda 24 orëve të para normalisht estrada e njerëit nuk kanë qejf suksesin tonë na kanë bërë shumë reporte dhe po na e mbyllin.  Na kanë mbyllur këngën, kështu mund të hyjnë ta shohin në youtube vetëm ata mbi 18, që kanë llogari. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të reporteve. Arsyeja është suksesi dhe vetëm suksesi im, pse po bllokohet kjo kënga‘ -tha Stresi.

Kjo këngë vazhdon të jetë në YouTube dhe ka grumbulluar më shumë se 1 milionë klikime.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi stresi

Sondazh

Poll