Art&Argëtim

Rolex 13,400 euro, byrzylykë ‘gold’ 6,250 euro/ Morena Taraku, Luana, Nora, Lori e shumë VIP-a shqiptarë që harxhojnë s

31 Maj 2020, 13:27 Nga DOSJA
Rolex 13,400 euro, byrzylykë ‘gold’ 6,250 euro/ Morena Taraku,

TIRANE– Personazhet e njohur shqiptarë fitojnë shifra të mëdha falë profesioneve të tyre…këngëtarë, reperë, moderatore apo bloggere.
Këto shifra përkthehen në gjëra luksi, veshje shtëpi apo makina të shtrenjta. Mirëpo në disa raste veshjet e tyre për një performancë apo qoftë dhe për në përditshmëri kapin shifra marramendëse, aq sa mund të krahasohen dhe me shpenzimet e një familje shqiptare për 2 muaj apo më shumë.

Faqja shqiptare ‘What.they.wearin’ poston vazhdimisht çmimet e veshjeve të personazheve të njohur shqiptarë- fotot të cilat komentohen negativisht për çmimet e larta që veshjet e tyre kanë.

VIP-at shqiptare që kushtojnë me mijëra euro nga koka te këmbët i gjeni më poshtë:

Bashkëshortja e këngëtarit shqiptar Ermal Fejzullahu, vishet gjithnjë me veshje firmë të markave nga më të njohurat. Në foton më sipër ajo është veshur me brendet ‘Balcenciaga’ dhe ‘Balmain’ duke kaluar shifrën e 2 mijë e më shumë eurove.

Eshtë komentuar shumë veshja e këngëtares Jakupi. Veshje e cila arrin shifrën e 5 mijë euorve.

Modelja kosovare poston vazhdimisht foto me veshje firme që kapin shifra të larta. Pikërisht kjo veshje në total mund të kalojë shifrën e 6 mijë eurove.

Nora Istrefi në ditëlindjen e vajzës zgjodhi të vishej thjeshtë por me rroba shumë të kushtueshme. Këpucët të firmës ‘Gucci’ e pantallonat ‘Jacquemus’ arrijnë shifrën e 2,500 eurove.

Më shumë se 3 mijë euro shkon çmimi i veshjes së Elitës dhe djalit të saj Zërit.

4.000 mijë euro kushton vetëm byzylyku i Lorit…a ka më kuptim të flasim për veshjet e tjera të saj?

Veshje shumë e thjeshtë në total…a harruam, byzylyku i saj kushton pak po 6.250 euro.

Morena Taraku njihet për veshjet e shtrenjta të cilat i ekspozon në çdo foto të mundshme. Mund të themi se çmimi i veshjes së saj totale në këtë foto shkon në 2 mijë euro. Nuk e llogaritëm orën ‘Rolex’ e cila meriton vëmendje të veçantë pasi kushton 13,400 euro.

Për një xhaketë reperi Gjiko shpenzon 689 euro. Shifra të vogla apo jo?

Gjithsesi ajo që na mbetet të themi është se VIP-at tanë kane shmë shije për veshjet dhe në të njëjtën kohë shumë euro për të shpenzuar…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz veshje vipa veshje vipa

Sondazh

Poll