Insights

‘Mos e shani, sepse i bëni nder’/ Reagimet e gazetarëve ndaj kryebashkiakut Veliaj

28 Mars 2019, 23:06 Nga DOSJA
‘Mos e shani, sepse i bëni nder’/ Reagimet e gazetarëve

TIRANË– Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” foli lidhur me katër vitet e tij të qeverisjes së kryeqytetit.

Teksa emisioni ishte ende “on-air” të shumta ishin reagimet e gazetarëve të cilët ironizuan ato që kryebashkiaku Veliaj i cilësoi si arritje të qeverisjes së tij.

Ambrozia Meta:

Lalin nuk e zë gjumi, për shkak të hendekut shumë të madh, mes fshatit dhe qytetit. Po pse nuk bëhet kryetar komune në Karbunarë ose në Dhëmblan, të ndërtojë korsi për pulat, të vjelë shalqinj dhe të bëjë fotografi me Larushen?!

Bledi Koka:

Ju lutem mos e peshtyni ne surrat
Po per arritjen e tij me madhe ne 4 vjet, vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe blerjen e drejtesise me 20 e ca milion euro per te afermit e prokurorit qe shtruan saçin e Tiranes, a do flase valle?
p.s…ju lutem mos e peshtyni ne surrat

Denis Dyrnjaja:

Tashmë ka hyrë gjerësisht në leksikun televiziv fjala MOMENTUM…
Po mbyllet epoka e fjalës DISKURS pasi u bë llaç…

Pano Soko:

Mos e shani Erion Veliajn, sepse i bëni nder. Kushdo që shan personin Erion, thjesht sa bie në kurthin që ai ka përgatitur me aq kujdes.  Jo sepse këto nuk janë të vërteta, por kur debati fokusohet kundër individit, është në favor të individit. Ku janë lekët, kjo është ajo që duhet të pyesim. Individi Erion është i nënës dhe gruas së vet, lekët janë tonat. Ne me ato duhet të merremi.

 

Në fjalën e tij në studio Veliaj foli për zgjedhjet lokale, rastin e Ardit Gjoklajt, mungesën e Tahirit në zgjedhjet lokale dhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. 

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog ambrozia meta bledi koka erion veliaj ambrozia meta bledi koka erion veliaj

Sondazh

Poll

Insights 27 Mars 2019, 16:12

Katër rrëfime nga Bosnja

Muhabete nga hapja e një kafehaneje në SarajevëNga Nedeljko Opančić1. Ishte një ditë e rëndomtë.Nga veturat zyrtare dilnin ata që punojnë diçka, por popu...

Insights 27 Mars 2019, 07:47

Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Tiranë- Herë pas here media shqiptare kujtohet të rikthejë në jetë copa historie, krizash, tensionesh e sherresh të harruara. Një të tillë e ripamë në shtyp pak...

Insights 27 Mars 2019, 07:22

Përse gjithë këto para?

Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që p...

Insights 26 Mars 2019, 15:54

Përvojë ekselente për ekselentin në dështim

Kryeministri e dashuron idenë që të tjerët që të tjerët ta adhurojnë si arkitekt të një Shqipërie të re. Një detaj i kësaj arkitekture i propaganduar me të madh...

Insights 25 Mars 2019, 17:56

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak t...