Art&Argëtim

E dhimbshme! Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare aktori i filmit të njohur ‘Waking the Dead’

28 Maj 2020, 18:20 Nga DOSJA
E dhimbshme! Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare aktori

IRLANDE- Aktori i njohur irlandez, Tony Scannell ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Aktori i cili është bërë i njohur përmes filmave të famshëm si ‘The Bill’, ‘Flash Gordon’, ‘Evil Never Dies’, ‘Waking The Dead’ lindi në Cork, Irland në 1945.

Ai bëri debutimin e tij si Ted Roach në The Bill në 1984, dhe u rikthyer fuqishem ne kinematografi ne vitin 2000.
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga familjarët e aktorit me anë të një postimi në rrjetet.

Ai doli në pension në 2002 mirëpo vazhdoi të punojë duke u bërë pjesë e nje filmi thriller ‘Wait till Dark’.

Bashkëshortja e tij, Agnes Lillis tha për BBC News: “Toni ishte dashuria e madhe e jetës sime. Ne do të ishim së bashku një kohë të gjatë. Ai ishte shumë i butë dhe i vëmendshëm“.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor vdekje aktor vdekje

Sondazh

Poll